Ambasadori Delawie mbështet EULEX-in në reagimin ndaj Hajredin Kuçit
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie ka mbështetur plotësisht qëndrimin e Misionit të EULEX-it në reagimin e tyre ndaj deklaratës ë ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

“SHBA-të pajtohen: Autoritetet e Kosovës duhet të sigurojnë që gjyqësori merr mbështetje për të gjykuar në një mjedis të qetë”.

Ambasadori amerikan ka folur pas reagimit të EULEX-it të cilët kundërshtuan një deklaratë të ministrit Kuçi.

Një ditë m ë parë ministri i drejtësisë në një emision televiziv, shprehu shqetësimin për dënimin e pjesëtarëve të Grupit të Drenicës.

Deklarata e tij u interpretua nga EULEX-i si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

Sot ministri Kuçi tregoi se i ka telefonuar shefit të EULEX-it dhe janë sqaruar rreth deklaratës së tij./Albeu.com/
Shtuar më 17/03/2016, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori