Ambasadori britanik: Rezoluta 12 44 nuk e ndalon krijimin e FAK'ut
Ambasadori i Britanisë së madhe në OKB, Michael Tatham u shpreh në seancën e posaçme të KS-së, se Kosovën e ka njohur gjysma e vendeve të Kombeve të Bashkuara dhe se është koha që ta njohin dhe shtetet e tjera.

“Mbretëria e Bashkuar e përshëndet përparimin e Kosovës si brenda ashtu edhe jashtë vendit”, tha ambasadori ndër të tjera.

Ambasadori Tatham ka hedhur poshtë pretendimet serbe se krijimi i ushtrisë së Kosovës bie në kundërshtim me Rezolutën 12 44.

“As Forca e Sigurisë së Kosovës dhe as Forcat e Armatosura të Kosovës nuk përmenden apo ndalohen në Rezolutën 1244">1244. Rezoluta 1244">1244 përmend në mënyrë specifike ‘grupe të armatosura shqiptare të Kosovës’. Mirëpo, KSF nuk është një prej tyre sepse ka natyrë shumetnike”, nënvizoi Tatham.



Shtuar më 28/05/2014, ora 12:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori