Ambasadori britanik nxjerr dështimin e Pacollit, a duhet të shkarkohet?
Ndonëse Ministria e Punëve të Jashtëm po e mohon se ka tërheqje të njohjeve për shtetësinë e Kosovës, një gjë e tillë pohohet nga ambasadori britanik.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conell, duke u përgjigjur në një pyetje të parashtruar nga një qytetar në Facebook, tha se fatkeqësisht, disa vende kanë tërhequr njohjet e tyre për shtetin e Kosovës.

“Fatekeqesisht, disa vende i kane terhjek njohjet e tyre per Kosoven. Nuk mendojme qe ka ndonje justifikim per keto veprime. Kosova i permbushe te gjitha kriteret per te qene nje shtet i pavarur, ne e kemi pranuar Kosoven si shtet i pavarur dhe sovran”, shkruan O’Connell.


Shtuar më 08/11/2018, ora 14:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori