Ambasadori britanik dënon sulmin ndaj Konsullatës Turke në Prizren
Ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O'Connell, ka dënuar sulmin ndaj Konsullatës TurkePrizren.

"E dënoj ashpër sulmin ndaj Konsullatës TurkePrizren në orët e hershme të mëngjesit të sotëm", ka thënë ai, duke shtuar se ndihet i lehtësuar që nuk ka pasur viktima apo të lënduar.

"Ndihem i lehtësuar që askush nuk u lëndua. Solidarizohemi me miqtë dhe aleatët tanë turq. Ne besojmë që autoritetet e Kosovës do të marrin masa për të siguruar që autorët e krimit të sillen para drejtësisë", ka përfunduar O'Connell. /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2016, ora 16:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori