Ambasadori amerikan reagon pasi Kurti u bë kryeministër
Pas votimit të qeverisë së re në krye me Albin Kurtin, ka reaguar ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett.

Kosnett përmes një shkrimi në Twitter ka uruar Kosovën për formimin e Qeverisë së re. Mes rreshtave ai ka thënë se mezi pret që të punoj me institucionet e Kosovës.

“Urime për formimin e qeverisë së re. Mezi pres të punoj me të gjitha institucionet e Kosovës, partitë e tjera dhe palët e interesuara të shoqërisë civile për të forcuar drejtësinë dhe prosperitetin dhe për të ndihmuar Kosovën të ndërtojë marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj”, ka shkruar Kosnett.

Kujtojmë se para pak minutave deputetët e Kuvendit të Kosovës me 66 vota për votuan përbërjen e re të ekzekutivit në krye me Kurtin e Vetëvendosjes.
Shtuar më 03/02/2020, ora 18:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori