Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia të vazhdojë dialogun me Kosovën
Pëlqej
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Michael Kirby u shpreh se Serbia duhet të vazhdojë dialogun me Kosovën.

Kirby tha se është i shqetësuar për faktin se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë zvarritet dhe se kjo nuk ndihmon aspak në marrëdheniet mes dy shteteve.

Ai tha se pas formimitt të qeverisë së re në Prishtinë, duhet të vazhdojë me intensitet edhe dialogu.

Ndërsa, cilësoi se Serbia ka filluar të ndryshojë imazhin e vet në botë, pas deklarimit zyrtar në mbështetje të territorialitetit të shtetit të Ukrainës. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori