Ambasada turke në Beograd tenton të rregullojë skandalin e "Kosova dhe Metohija" (FOTO LAJM)

Ambasada turkeBeograd ka “përmirësuar” gabimin e saj që e kishte bërë dje në një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Ambasada turke kishte shkruar se ambasadori Tanju Bilgiç u takua me drejtorin e zyrës për Kosovë dhe Metohi Marko Gjuriq për të diskutuar situatën aktuale, kështu duke iu referuar Kosovës si “Kosovë dhe Metohi”.

Por sot, ambasada turkeBeograd pas reagimeve të shumta në këtë publikim nga komentuesit kosovarë, ka hequr pjesën Metohi dhe ka lënë vetëm emrin Kosovë në fotografitë ku shihen ambasadori turk në Beograd dhe drejtori i ashtuquajtur zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.
Shtuar më 12/07/2019, ora 12:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori