Ambasada të Kosovës në Tajlandë, Bangladesh, Kolumbi dhe Ganë
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur sot se Tajlanda, Bangladeshi, Kolumbia dhe Gana janë disa nga shtetet, ku prtitet të happen dhe funksionalizohen ambasadat e reja të Kosovës brenda këtij viti, shkruan Albeu.com

Nëpërmjet këtyre misioneve të reja diplomatike, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës synon të mbulojë edhe disa shtete të tjera nëpërmjet akreditimeve jo-rezidente, me qëllimin e zgjerimit të bashkëpunimit dhe vendosjes së partneriteteve sipas interesave të përbashkëta.

MPJ bën me dije tashmë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet për procedurat respektive, që ndërlidhen me hapjen dhe funksionalizimin e plotë të këtyre ambasadave. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2019, ora 17:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori