“Çmontohet” banda e trafikut të drogës në Greqi, 2 shqiptarë të arrestuar

Foto ilustruese

Dy shqiptarë, një pakistanez dhe një tunizian u arrestuan në Athinë me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas ELAS-it, në kuadër të hetimit të informacionit në lidhje me trafikun e drogës në zonën e Kerameikos, tre personat janë pikasur duke u takuar me të katërtin, i cili ka mbërritur në vendngjarje me makinë.

Policia ka gjetur dhe sekuetruar 2 pako me lëndë narkotike.

Mediet greke bëjnë me dije se në dy pakot kishte 1492 gram kanabis (1.5 kg). Në të njëjtën kohë, dy nga të pandehurit posedonin 2.1 gram kanabis, si dhe një shumë parash.

Katër të arrestuarit, me dosjen e ngritur ndaj tyre nga Departamenti i Sigurimit të Omonias, u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës, shkkruan Protothema.


Shtuar 13.09.2022 16:18