Për burrat dhe gratë, prioritetet janë të ndryshme: Kush shpenzon MË SHUMË për veshje dhe ushqime?

Kur bëhet fjalë për paratë, nuk ka rregulla të veçanta se kush sa shpenzon.

Megjithatë, ajo që i dallon meshkujt dhe femrat është se për çfarë shpenzojnë paratë e tyre, gjë që tregon se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme për ta.

Një studim i publikuar në portalin Buzz Feed zbuloi gjithashtu disa fakte interesante se si burrat dhe gratë i shpërndajnë paratë e tyre dhe për çfarë i shpenzojnë ato më shumë, shkruan albeu.com.

1. Femrat shpenzojnë më shumë për veshje, burrat për ushqim

Për një humor më të mirë, femrat shpenzojnë përkatësisht për veshje, ushqim dhe këpucë. Burrat shpenzojnë më shumë për ushqim.

2. Gratë japin më shumë para për bamirësi

Dhe dy herë më shumë se meshkujt.

3. Meshkujt shpenzojnë më shumë për alkoolin

Beqarët shpenzojnë afërsisht 470 euro për alkool në vit. Beqaret rreth 200 euro.

4. Femrat shpenzojnë më shumë për kozmetikë dhe produkte të tjera grimi

E cila nuk na habit aspak. Të dhënat tregojnë se femrat shpenzojnë rreth 489 euro në vit, kurse meshkujt vetëm 181 euro.

5. Meshkujt shpenzojnë më shumë në ditën e Shën Valentinit

Dhe kjo dy her, 164 euro, dhe gratë rreth 82. Rreth 64 për qind e meshkujve përfshijnë lule si dhuratë.

6. Burrat kursejnë më shumë për daljen në pension

Dhe kjo me 28.8 për qind, që do të thotë afërsisht 50 mijë dollarë krahasuar me 30 mijë për gratë. Megjithatë, kjo përfshin faktin se burrat ende fitojnë më shumë se shumica e grave.

7. Meshkujt shpenzojnë më shumë për të dalë (por jo shumë)

Beqari mesatar, sipas hulumtimeve, shpenzon rreth 1400 euro në vit për dalje, ndërsa rezultatet për popullatën femërore na befasuan pak, e kjo është se femrat mbeten pas meshkujve për vetëm 105 euro. /albeu.com/

 


Shtuar 8.06.2022 17:52