Ambasada e Kosovës në Bruksel: Shmangni hapësirat dhe transportin publik
Ambasada e Kosovës në Bruksel apelon te qytetarët kosovarë që jetojnë dhe punojnë në kryeqytetin belg që të shmangin hapësirat dhe transportin publik.

"Ambasada e Kosovës në Bruksel njofton të gjithë shtetasit e Kosovës në Belgjikë të shmangin qarkullimin e panevojshëm me mjete të transportit publik apo qëndrimit në hapesira publike. Rekomandohet fuqishëm të ndiqen udhëzimet e sigurisë së lëshuara nga autoritetet belge”, thuhet në një njoftim të Ambasadës.

Ambasada ka në dispozicion numrat e telefonit + 32 2 773 27 00 dhe numrin emergjent +32 460 957163. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2016, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori