Shtohen dyshimet për shëndetin e Putin, momenti kur presidenti çalon teksa zbret nga avioni (VIDEO)

Presidenti rus, Vladimir Putin vizitoi kryeqytetin iranian ditën e djeshme ku dhe ku zhvilloi bisedime me liderin suprem fetar të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei si dhe homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Në videon përkatëse të postuar në Twitter nga gazetat britanike “The Sun” dhe “Daily Mail”, Putini është paraqitur duke ecur me vështirësi pasi ka zbritur nga avioni. Por ajo që shtypi britanik po komenton tërësisht është se, duke ecur në tapetin e kuq, ai tregon paqëndrueshmëri në ecjen e tij pasi ecën duke çaluar.

Vlen të theksohet se dy muaj më parë, një media e pavarur ruse raportoi se presidenti rus mund të vuante nga kanceri i tiroides./albeu.com