Ambasada Amerikane reagon për trenin serb: Kosova ka të drejtë të ruajë kufijtë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e fundjavës së kaluar, kur treni serb me parulla nacionaliste tentoi të hynte në territorin e Kosovës.

Kosova është një vend sovran dhe i pavarur dhe ne respektojmë të drejtën e saj për të menaxhuar këdo dhe çfarëdo që kalon kufijtë e saj”, thuhet në një deklaratë online.

Selia diplomatike mirëpret faktin se në kufi nuk pati përplasje mes palëve dhe nënvizon se, nga nacionalizmi nuk përfiton askush. “Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE, si mënyra më e mirë përmes të cilës Kosova dhe Serbia mund të normalizojnë marrëdhëniet mes tyre”, vijon deklarata. Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha palëve që të shmangin retorikën e rrezikshme dhe të vazhdojnë të punojnë për përmirësimin e raporteve dypalëshe dhe jetesën e qytetarëve të të dy vendeve. “Sot ne festojmë ditëlindjen e Martin Luther King Jr, i cili pati thënë: ‘gjithmonë është koha e duhur për të bërë gjënë e duhur’. Në këto momente është koha e duhur për të punuar për bashkëpunimin dhe kundër konfrontimeve”, thuhet më tej në deklaratën e Shteteve të Bashkuara./Albeu.com/

Shtuar më 17/01/2017, ora 18:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori