Tritol një biznesi në Durrës, detajet e para

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, qepenit të një butiku rrobash në Durrës I është vënë tritol. Policia njofton se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme material, ndërsa ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorit. Po ashtu po punohet për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K.,  ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.