Ambasada e Shteteve të
Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka uruar
qytetarët e
Kosovës me rastin e 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Në urimin e ambasadës amerikane thuhet se, “ne festojmë së bashku me
qytetarët e
Kosovës në këtë 12 përvjetorë të pavarësisë”.
Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, duke i dhënë fund një kapitulli të gjatë të shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.
Deklarata e pavarësisë, u bazua në Planin Gjithëpërfshirës të presidentit Marti Ahtisaari, si dokument i koordinuar mes autoriteteve të
Kosovës, Shteteve të
Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të Bashkimit Evropian, që e njohën shtetin e
Kosovës.
Shtuar më 17/02/2020,
ora 11:46