Partitë politikë në Kosovë kanë hapur sot zyrtarisht fushatën zgjedhore.
Sa i përket mbarëvajtjes së fushatës dhe zgjedhjeve,
Ambasada Amerikane ka bërë thirrje për një proces të rregullt.
Ambasada Amerikane ka ritheksuar thirrjet drejtuar politikanëve kosovarë që të përkushtohen për zgjedhje të lira, të besueshme dhe të qeta.
Njoftimi i plotë:
Meqë periudha për fushatë hapet sot,
ambasada amerikane rithekson thirrjet drejt të gjithë kandidatëve politik që të përkushtohen për zgjedhje të lira, kredibile dhe të qeta. Në këto zgjedhje, ne do ti ndihmojmë
Kosovës në përmbushjen e standardeve evropiane duke vendosur ekipe vëzhguese anekënd vendit në ditën e votimit.
Fatkeqësisht, tanimë ka pasur deklarime kredibile lidhur me frikësimet që ndërlidhen me zgjedhje. Kandidatët politik, gazetarët dhe familjet e tyre gjithashtu janë kërcënuar nëpër pjesë të ndryshme të
Kosovës.
Dënojmë fuqishëm këdo që tenton të ndikojë procesin zgjedhor apo përzgjedhjen e
votuesit nëpërmjet këtyre mekanizmave. Presim që të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe ata që aspirojnë të jenë udhëheqësit e ardhshëm të
Kosovës të ngrisin zërin fuqishëm kundër sjelljeve të tilla. Ne përkrahim të gjitha përpjekjet e Task Forcës Zgjedhore dhe të Policisë së
Kosovës në hetimin e çfarëdo raporti të tillë.
Qytetarët meritojnë një proces të hapur dhe transparent zgjedhor ku të gjithë kandidatët kanë të drejt të dëgjohen nga
votuesit, ku përfaqësuesit e mediave pa dhunë ose kërcënime kanë të drejtë të shpërndajnë informacione lidhur me zgjedhjet, dhe të gjithë
votuesit kanë të drejtë të vendosin vet pa pas ndonjë presion nga jasht.
Ambasada shpreson që kandidatët do ti përmbahen këtyre standardeve përgjatë gjithë periudhës së fushatës dhe
votuesit do ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votojnë dhe të zgjedhin me vëmendje ata kandidatë të cilët më së miri do ti përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe të shtetit i cili synon të vazhdojë drejt rrugës së integrimeve Euro-Atlantike. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2017,
ora 17:16