Dhunoi bashkëjetuesen, arrestohet 59-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një 59-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin H. Sh., 59 vjeç, banues në Fier pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë


Shtuar 9.12.2021 13:53