Alma Lama: Urime policisë për arrestimin e ekstremistëve
Pëlqej
Deputetja e PDK-së në Kuvend, Alma Lama është shprehur se policia e Kosovës ka bërë një punë të mirë me arrestimin e "vehabistëve".

Kjo deklaratë e saj ka ardhur vetëm pas pak minutash, pasi u dha lajmi për arrestimin e imamit të Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi.

“E pergezoj policine e Kosoves per aksionet qe synojne t'i vene fre perhapjes se vahabizmit apo ideologjise se dhunes mesjetare. Terheq vemendjen ndaj prokuroreve te cilet kane poste te perjetshme dhe paga te majme. Silluni me pergjegjesi, lexoni nenin 147 te Kodit Penal dhe aplikojeni ate. Kosova duhet te clirohet nga cfaredo e mohuesish te lirise”, shkruan Lama në Facebook. /albeu.com/

Shtuar më 04/09/2014, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori