Ahmeti me video porosi: LSDM dhe VMRO me vite të tëra sulmojnë BDI-në për politikat e tyre ditore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, thotë se dy partitë maqedonase, LSDM dhe VMRO-DPMNE sulmojnë BDI-në për politikat e tyre ditore.

Ahmeti ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një video porosi me përmbledhje të akuzave që anëtarë të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së i kanë bërë kësaj partie. Ahmeti në mbishkrim thotë se dy partitë maqedonase me vite kanë përdorur BDI-në për politikat e tyre ditore.

“Vite të tëra me përpjekje të vazhdueshme nga aktorë të ndryshëm për ta dëmtuar BDI-në, si dhe për ta shfrytëzuar atë për ti arritur qëllimet për politikat e tyre ditore partiake. Ndiqeni dhe shpërndajeni miq”, ka shkruar Ahmeti në mbishkrimin e video porosisë.

Ndryshe, sot kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski komentoi takimin e mbrëmshëm mes kreut të BDI-së, Ali Ahmeti dhe funksionarëve të integristëve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe disa ministra të Qeverisë së Kosovës. Mickoski tha se në takim u “bë krim ndaj qytetarëve”./albeu.com/


Shtuar 31.01.2022 22:47