Aliu: Vetëm s’mund të bëjmë gjë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Liburn Aliu, ka deklaruar se kjo lëvizje e vetme nuk do të mund ta bllokojë ratifikimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Aliu, ka thënë se kjo lëvizje e ka përnjëmend të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese për interpretim marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, nëse ajo do të ratifikohet.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Aliu ka thënë se dërgimi i kësaj marrëveshje në Kushtetuese është obligim i Vetëvendosjes.

“Do të donim të mos vinte puna që marrëveshja të dërgohet në Kushtetuese, pra të mos ratifikohet, përndryshe dërgimi në Kushtetuese është obligimi ynë që do ta përmbushim”, është shprehur Aliu, duke shtuar se kjo lëvizje i plotëson të gjitha kushtet për ta dërguar për interpretim këtë marrëveshjen e 19 prillit. “Janë nënshkrimet e nevojshme të deputetëve që e krijojnë këtë mundësi shoqëruar me faktin që si grup parlamentar e plotësojmë atë kusht, pavarësisht mosbesimit në paanësinë e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Aliu.

Deputeti Aliu ka pranuar se Lëvizja Vetëvendosje! e vetme nuk do të mund të pengonte ratifikimin e kësaj marrëveshje. Në këtë kontekst, ai ka thënë se nevojiten 40 vota kundër të deputetëve për t’i thënë jo kësaj marrëveshje Kosovë-Serbi.

“Lëvizja Vetëvendosje! i ka 12 deputetë në parlament, ndërsa duhen së paku 40 deputetë të votojnë kundër që marrëveshja të mos ratifikohet. Pra, si e vetme ajo nuk do të mund ta bëjë një gjë të tillë. Deklarimet e mëhershme të subjekteve politike dhe shumë deputetëve në lidhje me këtë marrëveshje, se do ta kundërshtojnë në rast se ajo cenon Kushtetutën dhe ligjet, na bëjnë të shpresojmë se kjo marrëveshje nuk do të ratifikohet”, ka deklaruar Aliu./albeu.com/
Shtuar më 13/06/2013, ora 13:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori