“Vijon puna”, Edi Rama e nis ditën me pamje nga aeroporti i Vlorës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke ndarë pamje nga pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Rama shkruan se puna vijon për ndërtimin e aeroportit më të madh në Ballkan.

“MIRËMËNGJES ?  dhe me punën që vijon në rrugën e Aeroportit të Vlorës, i cili do të jetë aeroporti më i madh në Ballkan, dhe një ndër investimet më të rëndësishme për ekonominë e vendit, ju uroj një ditë të mbarë?”shkruan Rama në postimin e tij.

Kujtojmë se, Qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshjen për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, me një konsorcium kompanish që kryesohet nga kompania e Behgjet Pacollit.