Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred
Moisiu ëshët shprehur se institucionet e
Kosovës nuk mund të lëshohen në aventura dhe të marrin vendime për themelimin e ushtrisë pa koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
Moisiu thotë se ka hapësirë që Ushtria e ardhshme e
Kosovës të bëhet edhe pa ndryshime kushtetuese.
“Mendimet dhe veprimet janë të
drejta por duhet një alternim më i mirë. Është humbur kohë shumë sepse që kur është kritikuar FSK-ja, pas pese vjetëve jepej e
drejta shtetit të
Kosovës që ta ripunonte ligjin për FSK-në. Por edhe me atë ligj ka pasur shtigje që mund të ishin shfrytëzuar për të fuqizuar FSK-në pa shkelur as Kushtetutën dhe as ligjin në të cilin ajo bazohet. Megjithatë, unë them se kërkesa dhe problemi është i drejtë. Kosova duhet të ketë ushtri sepse është shtet i pavarur”, tha Moisu për RTV21. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2017,
ora 21:36