Aleksandar Vuçiç nesër në Kosovë, ja axhenda e vizitës
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të vizitojë nesër Kosovën. Vizita e kreut të qeverisë serbe pritej të fillonte ditën e djeshme, por u shty për në datën 14 janar. Gjatë vizitës së tij, kryeministri serb do të vizitojë disa vende në Kosovë, si dhe do të përurojë një klinikë gjinekologjike në Pasjan.

Ja axhenda e plotë e vizitës së Vuçiç në Kosovë:

10.30 – Përurimi i Klinikës Gjinekologjike në Pasjan
11.40 – Vizitë në komunën e Shtërpcës, takim me përfaqësuesit lokal në sallën e Kuvendit komunal dhe një fjalim para qytetarëve para ndërtesës së komunës
12.50– Vizitë në Graçanicë , takim në ndërtesën e komunës me kandidatin për kryetar nga lista “Srpska” Vlladeta Kostiq dhe ish-kryetarin e deritanishëm të kësaj komune Branimir Stojanoviç
13.30– Zbulimi i përmendores të mbretit Millutin në Graçanicë dhe një fjalim para qytetarëve
14.10 –Vizitë manastirit të Graçanicës dhe takim me patrikun Teodosije
14.40 – Graçanicë, takim me kryetarët e komunave me shumicë serbe, ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës dhe me deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 13:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori