Aleatët e Serbisë përpiqen të tregojnë ekstremizmin fetar të Kosovës në OKB
Pëlqej
Më 25 gusht në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të debatohet për situatën në Kosovë, në bazë të raportit të sekretarit të OKB-së, Ban Ki-Moon.

Ekspertët kosovarë vlerësojnë se raporti i OKB-së për Kosovën ka gjasa të mos jetë pozitiv.

Profesori i të drejtës ndërkombëtare, Avni Mazreku, thotë se Rezoluta 1224, po vazhdon ta obligojë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së të raportojë për Kosovën.

Sipas tij, organizimi i zgjedhjeve, mund të jetë çështje pozitive për të cilën do të raportohet në Këshillin e Sigurimit.

Ai mendon se Serbia vetë dhe aleatët e shtetit serb kanë menduar që në raport të zërë vend edhe ekstremizmi fetar në Kosovë.

Ban Ki-moon, në raportin paraprak ka vlerësuar se kanë mbetur disa sfida në zbatimin Marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Kosovës e Serbisë. Këshillin e Sigurimit gjatë këtij muaji e kryeson Britania e Madhe. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori