Aleancat që po shfaqen në horizont
Tri aleanca politike po pretendojnë të bëhen në Kosovë. Njëra ka synim rrëzimin e Qeverisë, tjetra organizimin e zgjedhjeve të reja, e partia në pushtet po synon ta fuqizojë koalicionin qeverisës, vë re KTV-ja.

Derisa iniciativa e LDK-së për bashkimin e të djathtëve ka mbetur në tentativë, pasi i është përgjigjur vetëm LDD-ja e PSHDK-ja, më i realizueshëm duket fuqizimi i koalicionit qeverisës, pasi që AAK-ja kohët e fundit ka treguar një afri me PDK-në e Hashim Thaçit.


Sipas Koha Ditore, tentativa e fundit për një aleancë të mundshme ka dalë nga lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, i cili ka ftuar gjithë opozitën që ta përkrahin atë për rrëzimin e Qeverisë. Ka gjetur mbështetje nga LDK-ja, por është kundërshtuar nga AAK-ja. Ndërkaq, në PDK thonë se ndihen rehat dhe të qetë sa i përket iniciativës për rrëzimin e Qeverisë, pasi që sipas përfaqësuesve të saj koalicioni qeverisës i ka numrat e mjaftueshëm për mbrojtje nga çdo sfidë në Kuvend. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2012, ora 11:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori