Aleanca turko-ruse po rrezikon shqiptarët në Ballkan
Pëlqej
Gazetarja Arbana Xharra thotë se Ballkani rrezikohet nga një aleancë turko-serbe-ruse, e cila po shfrytëzon edhe boshllëkun e lënë nga SHBA në rajon.

Në një lidhje me skype për Ora News nga SHBA, Xharra thotë se përballë kësaj më e humbur është Kosova.

Duke komentuar dhe vizitën e djeshme të Putin në Serbi, ajo thotë se Rusia po shfrytëzon të gjithë krizën globale politike për të forcuar pozitat e saj.

Xharra: Putin i ka bërë të qarta qëndrimet e tij. Karshi Kosovës nuk kemi ende një qëndrim shumë të qartë dhe të kthjellët nga administrata e Trump.

Kemi këshilltarin e tij që ka deklaruar se është kundër pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që SHBA është aleati ynë kryesor.

Në këtë situatë dhe krizë globale politike Kosova është në një rrezik të madh. Nuk e kemi të qartë se çfarë do të ndodh me kufijtë, ndërrimet potenciale territoriale.

Kemi dhe ardhjen e Hahn në Kosovë që po i bën presion Kosovës të heqë taksën ndaj Serbisë. Këtë presion po e shton dhe Putin.

Tani për tani kemi një aleancë mes Rusisë, Iranit dhe Turqisë kundër Amerikës.

Në këtë axhendë është dhe Ballkani.

Patëm një vendim të Turqisë që hoqi taksat ndaj Serbisë. Rusia dhe Turqia shohin një partner të fortë dhe kredibil Serbinë në Ballkan.

Kjo vetëm sa vështirëson situatën e Kosovës.Rusia dhe Turqia, investimet më të mëdha i bëjnë në Serbi.

Ndërkohë në Kosovë vazhdojnë të ndërtohen xhami.
Shtuar më 18/01/2019, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori