Albulena Haxhiu kthehet sërish në Komisionin për Legjislacion
Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu i është kthyer udhëheqjes së komisionit parlamentar për Legjislacion ku aktualisht po bëhet intervistimi i kandidatëve për drejtor të Agjencisë kundër Korrupsionit.

Kjo erdhi një ditë pasi Vetëvendosje përmes një konference për media lajmëroi se do t’i kthehet punës në Kuvend.
Lëvizja “Vetëvendosje” do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës pas disa muajve bojkot por ashtu siç është thënë në konferencën e djeshme për media, ata po kthehen në institucionin ligjvënës për të debatuar dhe për të kundërshtuar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe deputeti nga radhët e kësaj partie, kanë deklaruar se braktisja e Kuvendit asnjëherë nuk ka qenë opsion i tyre./Albeu.com/
Shtuar më 07/06/2016, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori