Albright: Sot u përmbush drejtësia që iu premtuam nënave të Srebrenicës
Pëlqej
Ish-serketarja e SHBA-ve, Madeleine Albright ka thënë se dënimi ndaj gjeneralit serb, Ratko Mlladic nga Gjykata e Hagës përmbushi premtimin për drejtësi që kishin bërë 25 vjet më parë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë drejtësia që iu është premtuar nënave të Srebrenicës tani është vendosur.

Shkrimi i saj i plotë:

Pas masakrimit të burrave, grave, dhe fëmijëve të pafuqishëm në Bosnje, Ratko Mlladiq iku dhe u fsheh për shumë vite.

Tani, ai do të kalojë gjithë jetën e tij në burg.
Zemra ime është me popullin e Bosnjës, veçanërisht me vejushat dhe nënat që shikuan vendimin.

Përderisa të dashurit e tyre nuk do të ringjallen, drejtësia që premtuam 25 vjet më parë tani ka ardhur.

Që nga sot e tutje, procesverbali është i qartë, dhe fakti se Ratko Mlladiq ka kryer krime lufte nuk mund të vihet në pikëpyetje.

Shpresa ime është se ky verdikt do të ndihmojë në procesin e pajtimit, sepse pajtimi mund të vijë vetëm kur fajësia kolektive shlyhet dhe është caktuar fajësia individuale.

Nëse ata që kanë kryer këto krime sillen para drejtësisë, mëkatet e një brezi ka më pak gjasë që të mbahen kundër gjeneratës së ardhshme dhe cikli i mizorive përfundimisht mund të prishet. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2017, ora 20:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori