Albright përlot: Momenti kur Clinton më tha se avionët për bombardimin e serbve ishin nisur
Ish-sekratarja e shtetit amerikan, Madeleine Albright ka mbajtur një fjalim emocionues në shënimin e 20 vjetorit të climrimit të Kosovës duke kujtuar çastet kur nisi sulmi për parandlaimin e genocidit serb mbi popullsinë shqiptare.

Në një moment ajo u ndal tek momenti kur Presidenti Clinton e kishte marrë në telefon duke i thënë se avionët ishin nisur për të bombarduar ushtarët serb që po kryenin genocid në Kosovë.

Pjesë nga fjalimi i Albright

Kam kënaqësinë që jam sot me ju këtu, president Clinton. Asnjë ngjarje nuk mund të shënohet pa lidershipin tuaj zotëri Clinton, jam e mburrur me atë që keni bërë e që kemi bërë së bashku.

Lufta në Kosovë ka qenë një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcave, ne diskutuam se si aleanca jonë ishte bashkuar dhe më e rëndësishmja ishte se ia dolëm.

Fushata jonë vendosej dhe themelohej ne forcat e drejtësisë dhe aleanca e bashkuar ulej e shikonte si abuzohej, dëboheshin. E përgjigja ishte jo, nuk do të ndodh një gjë e tillë.

Për më shumë se 11 javë aleanca jonë dhe qytetarët u mbajtën të fortë pavarësisht problemeve, kritikave, ne i treguam botës se çka është e mundshme kur diplomacia dhe forca bëhen bashkë me njëra-tjetrën.

Unë kam vizituar një kamp me refugjatë të Kosovës ku po ecja në tokën me shumë pluhur e djersë, ku ishin mbi 20 mijë të dëbuar.

Unë ju thash refugjatëve që kur të kthehen do të jem aty për t’iu ndihmuar për një jetë të mirë dhe normale dhe e ne e përmbushëm këtë premtim, pas një muaji u ktheva me një grup të madh të qytetarëve, e ku kishte shumë emocione dhe shpresë.

I gjithë horrori kishte përfunduar dhe të zhvendosurit po ktheheshin në shtëpi, e Kosova më në fund ishte e lirë.

Kishte ardhur koha të krijohej një periudhë e re, një kohë e re për të gjithë banorët, shumë gjëra kanë ndryshuar nga ajo kohë, mirëpo qytetarët e Kosovës po e bëjnë pjesën tjetër, burra e gra kanë punuar për të vendosur bazat e demokracisë, ju keni mbajtur zgjedhje, keni krijuar media të pavarura, keni krijuar sistem gjyqësor, keni krijuar qeveri lokale dhe qendrore, keni shkuar aty ku Kosova është pjesë normal si pjesë e OKB-së, kjo ka qenë një punë e zellshme dhe qytetarët e Kosovës kanë arsye për tu mburrur.

Ne asnjëherë nuk do tiu harrojmë juve, do të mbetemi me besim të lartë se ju do të keni sukses, ndërmjet organizatave për të vazhduar punën tuaj.

Ne do tiu mbështesim juve dhe shpresojmë që Kosova të mbijetojë gjithmonë, prandaj u prezantoj një person q ka bërë shumë për Kosovën, është ky presidenti Bill Clinton.

Ne kemi pasur shumë diskutime me presidentin, Billi më telefomoi dhe dëshironte që Kosova të bëhej një shtet dhe që NATO të sulmonte, dhe unë i thash po zotëri ne po e bëjmë atë që duhet bërë.
Shtuar më 12/06/2019, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori