Albright: Kosova nuk krahasohet me rastin e Krimesë
Ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeline Albright në një shkrim në Washington Post dënon agresionin rus në Krime.
"Meqenëse agresioni i Putinit ka shkelur ligjin ndërkombëtar, është interesant se ai po përpiqet që të justifikoi veprimet e tij me precedentë. Putin thotë se ai po bënë atë që e bënë shtetet e tjera në Kosovë, gjë që thjesht nuk është e vërtetë", shkruan Albright,.

Sipas saj ndërhyrjet ndërkombëtare në Ballkan janë miratuar dhe në to kanë kontribuar një numër i madh vendesh në shumë institucione dhe me marrëveshje informale, përfshirë edhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

"Forca u përdor vetëm pasi ishte shteruar diplomacia," shkruan ish kryediplomatja amerikane, e cila pati një ndër rolet kyçe në mbështetjen e sulmit të NATO-s. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2014, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori