“Bir k*rve, të kam …”, momenti kur trajneri i Barcelonës shpërthen ndaj lojtarit kundërshtar (VIDEO)

Ndeshja mes Mançester Junajtid dhe Barcelonës dhuroi emocione dhe spektakël, por në fakt ishte një përballje e tensionuar mes dy skuadrave që shihnin në këtë duel shanset e tyre për të siguruar një trofe të rëndësishëm në këtë edicion.

Kjo kuptohet më qartësisht nga mënyra se si e përjetoi Çavi Hernandez ndeshjen në pankinën e skuadrës katalanase dhe një moment i veçantë, po bën xhiron e rrjetit.

Kamerat e “Movistar+” në Spanjë kanë filmuar trajnerin i cili në një moment të veçantë të sfidës ndaj  anglezëve, ka shpërthyer në të shara kundër një futbollisti kundërshtar. Ishe momenti kur Bruno Fernandes goditi me top De Jong të shtritë në tokë dhe aty trajneri nuk u përmbajt.

“Bir ku*ve! Të kam dhj*rë atë nënën ku*vë”, ishte shpërthimi nervoz i trajnerit të Barcelonës që ishte i papërmbajtshëm në ato momente në anë të fushës, ndërsa në terrenin e lojës pjesëtarët e të dy ekipeve u kacafytën për disa çaste, si për të treguar edhe më shumë atmosferën e tensionuar të kësaj përballje.


Shtuar 24.02.2023 22:13