Albin Kurti: Tirana ka lëshuar kritika më të forta se Prishtina kundër Serbisë
Ish-kreu i Vetëevendosjes, Albin Kurti, ka thënë se Tirana po mban një qëndrim më të avancuar se Prishtina për konfliktin Kosovë-Serbi, pasi deklarata e kryeministrit Edi Rama se nëse Serbia cënon 1 centimetër të territorit tonë, Shqipëria dhe Kosova do të jenë gati t'i përgjigjen.

"Qeveria e Shqipërisë po mban qëndrim më të avancuar duke kritikuar Serbinë dhe unë uroj që ky bashkëpunimi i Shqipërisë me Kosovën dhe interesimi i Tiranës Zyrtare të rezultojë edhe në krijimin e institucioneve dhe mekanizmave të përbashkët me Republikën e Kosovës.

Ndaj Serbisë duhet të jemi bashkë si një komb. Besoj që qeveria e Shqipërisë ka shansin të dëshmojë veten", ka thënë Kurti.

Kujtojmë se konflikti Kosovë-Serbisë lindi pas ndalimit të trenit serb me mbishkrimin "Kosova është Serbi", pas së cilës erdhi dhe vizita e deklaratat e Ramës në Kosovë të cilët ngjallën reagime nga Beogradi zyrtar. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2017, ora 10:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori