Albin Kurti: Thaçi po e fut Serbinë në Kosovë
Pëlqej
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se nuk ka ndryshuar aspak, por se më në fund VV-ja po e merr atë çfarë ka dashur të marrë.

Ai tha se i është dashur të hyjë në koalicion me LAN, jo për të qenë kundër Hashim Thaçit, por që Serbia të mos "pyetet" më në Kosovë, siç po bën akoma me qeverisjen e Thaçit.

"E keqja më e madhe për Kosovën vazhdon të jetë Serbia mirëpo Serbinë brenda Kosovës po e fut Thaçi. E keqe tjetër për Kosovën është korrupsioni, mirëpo nuk ka në Kosovë parti më të korruptuar se PDK. Ne e shohim këtë si qeveri të emergjencës. Një qeveri që ka për detyrë ta nxjerrë Kosovën nga balta ku e ka hedhur kjo parti. Natyrisht që ne me ndërgjegje të pastër do të na duhet që t’i fusim duart në baltë, për ta nxjerrë Kosovën prej aty ku e kanë hedhur, dhe këtu do të na përlyhen edhe neve duart, por do kemi ndërgjegjen e pastër", tha Kurti në një intervistë dhënë gazetës "Dita".

Kurti ka shtuar se Hashim Thaçi është një e keqe për Kosovën, pasi ka bërë pazare me Serbinë, afera dhe lejoi edhe fusnovën. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori