Albin Kurti të mërkurën në Gjykatë
Do të paraqitën përsëri të mërkurën e ardhshme para Gjykatës Themelore të Prishtinës, katër deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët gjykohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli, do te paraqiten në gjykim për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës, transmeton Albeu.com.

Seanca e fundit lidhur me këtë rast është mbajtur më 7 dhjetor ku kanë dëshmuar deputet Naser Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në këtë proces gjyqësor tashmë kanë dëshmuar dëshmitaret e dëmtuar, Flora Brovina dhe Blerta Deliu-Kodra, deputetët Xhavit Haliti dhe Nuredin Ibishi si dhe dy punëtoret e Administratës së Kuvendit të Kosovës Shpresa Gosalci dhe Leonora Halimaj.

Në seancën e radhës pritet të dëshmojnë kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, si dhe deputeti Armend Zemaj.

Albin Kurti dhe Donika Kadaj- Bujupaj aktualisht janë në masën e paraburgimit në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan ku po mbahen pas thyerjes së masës së arrestit shtëpiak e cila ishte caktuar ndaj tyre. /albeu.com/

Shtuar më 17/12/2017, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori