“Kështu nuk vazhdohet”, Lampardin e “lënë nervat” ende pa nisur sezoni me Evertonin

Trajneri i Evertonit, Frank Lampard ka nisur të acarohet me skuadrën e tij ende pa nisur sezoni, pas humbjes së dytë në miqësore ndaj Minesota United me rezultatin e thellë 4-0.

Legjenda e Anglisë ka paralajmëruar skuadrën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se në këtë formë nuk vazhdohet.

Everton sezonin e kaluar siguroi mbijetesën në Premier League falë një fitoreje ndaj Crystal Palace në javën e parafundit, por skuadra duket se po qëndron po në ato ujëra, duke mos dhënë sinjale pozitive.

“Lojtarët duhet të kuptojnë se sezonin e kaluar luajtëm për mbijetesë dhe kjo gjë duhet të ndryshojë, nuk duhet të përsëritet këtë sezon. Arsyet pse ishim në atë situatë edicionin e kaluar i dimë të gjithë, tani është momenti të ndryshojmë. Kemi shumë për të bërë dhe pak kohë në dispozicion, kemi humbur cilësi në merkato dhe jemi ende në pritje të përforcimeve me peshë. Nuk flas për rezultate, por për mentalitetin e lojës, kështu është e pamundur, nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë,” tha Lampard./albeu.com