Albin Kurti: Të bashkohet Shqipëria me Kosovën me referendum
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka dhënë një intervistë për gazetën kroate “Vicernji List”, ku ka dhënë një sërë mendimesh për zhvillimet politike në Kosovë dhe në të gjithë rajonin.

Kurti ka thënë në këtë intervistë se e sheh Shqipërinë me Kosovën brenda një shteti në të ardhmen dhe se kjo mund të arrihet përmes referendumit.

Sipas Kurtit, Kosova po shndërrohet nga politikat aktuale në një “Bosnje të dytë në Ballkan”.

“Qeveria e Thaçit dhe e Vuçiçit do të krijojnë një Kosovë njëlloj si Bosnja dhe me standard ekonomik njëlloj si ata të vendeve të Amerikës Latine”, tha Kurti./dionis xhafa albeu.com/
Shtuar më 30/01/2015, ora 19:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori