Albin Kurti takon përfaqësuesit e partive shqiptare në Shkup
Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga nënkryetari Glauk Konjufca kanë takuar të mërkurën ndaras përfaqësuesit e partive shqiptare në Maqedoni – Zeqirja Ibrahimin dhe Afrim Gashin e BESËS, Ziadin Selën e LR-PDSH-së, ndërsa pak më vonë pritet të realizohet një takim edhe Talat Xhaferin e BDI-së.

Takimi është realizuar në Shkup, në një restorant në pjesën shqiptare të kryeqytetit, ndërsa takimi është vlerësuar si joformal dhe i paparalajmëruar më parë.

Lëvizja BESA thotë se takimi i sotëm me Kurtin dhe Konjufcën është pjesë e takimeve që ata kanë me miq edhe në Kosovë, ndërsa me Kurtin është biseduar për situatën paszgjedhore, me theks të veçantë krizën e Parlamentit që tashmë po zgjat me ditë të tëra, shkruan gazeta KOHA.

Aktualisht, takimi po realizohet me kreun e LR-PDSH-së, Ziadin Sela. /Albeu.com/


Shtuar më 12/04/2017, ora 17:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori