Albin Kurti takohet me anëtarin e Bordit Këshillimor të Nivelit të Lartë të OKB-së
Kryetari i VV-së, Albin Kurti, së bashku me anëtaren e kryesisë, Fitore Pacolli, priti sot në takim bashkëpunëtorin e programit për Politikë të Jashtme në Institutin Brookings, njëherit anëtarin e Bordit Këshillimor të Nivelit të Lartë për Ndërmjetësim pranë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Jean-Marie Guéhenno, të shoqëruar nga Mark Baskin dhe Cristian Bobocea nga Qendra Humanitare për Dialog (HD).

Guéhenno e uroi kryetarin Kurtin për procesin dhe rezultatin zgjedhor.

Ai shprehu interesimin për ecurinë e bisedimeve rreth formimit të institucioneve të reja të Kosovës, dhe për prioritetet e qeverisë së re, pjesën që ka të bëjë me dialogun me Serbinë për të cilën edhe tha se do ta ofroj mbështetjen përbrenda qasjes që do e ndërtoj qeveria e re e vendit.

Kurti e njoftoi atë se rreth 80 për qind e programit qeverisës tashmë është harmonizuar me Lidhjen Demokratike dhe që tani ka mbetur vetëm ndarja e përgjegjësive, funksioneve e pozitave që pritet të ndodhë shumë shpejtë.

Sipas një postimi të VV-së në Facebook, Kurti foli për krijimin e Gjykatës Komerciale, Bankën Zhvillimore dhe Fondin Sovran, sa i përket dialogut, Kryetari përsëriti qëndrimin se nuk mund të ketë marrëveshje pa dialog.
Shtuar më 20/11/2019, ora 21:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori