Albin Kurti: Do kërkoj referendum në Kosovë për bashkim me Shqipërinë nëse bëhem kryeministër
Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka dhënë sot një intervistë për "shqiptarja.com" përmes së cilës përcjell disa komente për zhvillimet në Kosovë.

Kurti është fitimtari i madh i zgjedhjeve të fundit në Kosovë, pasi VV-ja njohu rritjen më të madhe nga të gjitha partitë.

Ai thotë në intervistë se premisat e një qeverie nga Haradinaj ofronnë skemën e vjetër të koalicioneve që u provua si e dështuar. Koalicione që çedojnë në gjithçka programore.

Sipas tij, VV-ja do t’i përmbahet platformës së vet dhe se ajo ka bërë ftesë për LDK-në dhe deputetë të caktuar të koalicionit të drejtuar nga Haradinaj.

Kurti thotë se për atë që ndodh në Tiranë ai nuk ka preferenca, por si qeveri e Kosovës">Kosovës do të kërkojë përherë bashkimin me Shqipërinë.

"Dëshira dhe interesi i qytetarëve tonë në të dy anët e kufirit të tilla janë.

Këtë personalisht do ta kërkoj gjithnjë, pavarësisht pozitës ku do të ndodhem. Megjithatë është e rëndësishme që të sqarohemi se nuk e bën bashkimin kryeministri i Kosovës">Kosovës, por populli i Kosovës">Kosovës.

Ajo çfarë do të bëjmë në qeverinë e LV, është që t´i japim popullit të Kosovës">Kosovës të drejtën e referendumit, të cilën sot nuk e ka. E drejta për referendum është një ndër themelet e të qenit sovran.

E pastaj, kur të jetë e drejta për referendum, populli i Kosovës">Kosovës le të flasë vetë, kur të jetë momenti", shprehet Kurti.
Shtuar më 23/06/2017, ora 10:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori