Albin Kurti shet shtëpinë për financimin e fushatës
Pëlqej
Albin Kurti
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, ka shitur banesën e tij personale për ta financuar subjektin e tij politik për t’u përgatitur për zgjedhjet e pritshme të 12 dhjetorit. Veprimi që ai ka bërë së fundi, nuk ka ndodhur tek partitë tjera në Kosovë, asnjëherë.

Banesën e tij në lagjen Dardania në Prishtinë, Kurti e ka shitur 70 mijë euro, ndërsa me këto para do të ndihmojë Vetëvendosjen, ka konfirmuar zyrtari për financa i këtij subjekti politik, Hysen Durmishi ka raportuar sonte Klan Kosova. Kurti tash e tutje do të kthehet te prindërit për të banuar.

Mjete financiare personale për ta ndihmuar Vetëvendosjën, mësohet se ka dhënë edhe anëtari i ri i kësaj lëvizjeje dhe pretendent i saj për deputet, biznesmeni shqiptaro-amerikan Florin Krasniqi.
Shtuar më 16/11/2010, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori