Kurti: Qeveria nuk sheh armikun – Serbinë, por merret me ekstremistat
Pëlqej
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Alin Kurti ka komentuar realitetin politik në Kosovë, sidomos ceshtjen e ekstremizmit.

Kurti tha se ai dhe partia e udhëhequr prej tij eshtë kundër çdo lloj ekstremizmi fetar.

Por, sipas tij, ekstremizmi po përhapet nga qarqe të caktuara qeveritare.

“Ne jemi për lirinë e fesë, sepse këtë popull e ka karakterizuar bashkëjetesa dhe toleranca fetare. Ka qarqe qeveritare që në vend që të koncentrohemi te armiku ynë shekullor dhe debati me ta, synojnë ta gjejnë një armik tjetër”, tha Kurti në një intervistë për RTK.

Sipas tij, në vend të armikut - Serbi po shpiket një “armik” tjetër nga Lindja./albeu.com/

Shtuar më 06/09/2014, ora 02:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori