Albin Kurti pin kafe me këshilltarin e Kadri Veselit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku kolegët e universitetit të Prishtinës kujtuan dje protestën paqësore të 1 tetorit.

Pasi bënë homazhe tek varri i ish-rektorit të UP-së, Ejup Statovci, Kurti dhe të tjerët pinë nga një kafe në njërin prej lokaleve të kryeqytetit.

Në tavolinë me liderin e LVV-së ishte edhe një shok i vjetër i tij, që tani është këshilltar i Kadri Veselit. Bëhet fjalë për Driton Lajçin i cili poashtu ishte pjesë e protestave të 97-ës.

“Me Bujarin, Prof.Gecën, Dritonin, Muhametin, Milotin, Mihanen, Jetonin, Ilirin, Xhelalin, Lulëzonin, Mentorin dhe Fatbanin evokuam me mall dhe shpresë kujtimet e shkëlqimit studentor nën okupimin e errët”, ka shkruar Kurti.
Shtuar më 02/10/2018, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori