Albin Kurti nuk kandidon në zgjedhjet e dhjetorit?!
Pëlqej
Albin Kurti
Gazeta Tribuna Shqiptare shkruan në numrin e sotëm se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka ende një përgjigje të saktë nëse Albin KURTIT, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje! do t'i lejohet të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit.

Zyrtarë në KQZ thanë se derisa Vetëvendosja ta sjellë listën për çertifikim në KQZ, ata nuk mund të thonë asgjë.

Në një intervistë për gazetën, Miradije Mavriqi, drejtoreshë e zyrës për regjistrimin e partive politike thotë se Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka aplikuar në KQZ dhe nuk ka ende një vendim të prerë nëse do t'i lejohet apo jo kandidimi Albin Kurtit.

"Ne e kemi ligjin për zgjedhje, janë rregullat dhe do t'i përmbahemi rregullave të KQZ-së".

Ajo ka vazhduar se në bazë të ligjit për zgjedhje, nëse një kandiadat është i dënuar për vepër penale brenda tri viteve të fundit, ai nuk do mundet të kandidojë për zgjedhje parlamentare.
Shtuar më 05/11/2010, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori