Albin Kurti nuk do rikandidojë për kryetar të VV
Albin Kurti nuk do të rikandidojë për postin e kryetarit të Lëvizjes "Vetëvendosje", në Kuvendin Zgjedhor të këtij subjekti, i cili pritet të mbahet muajt në vazhdim. Lajmi bëhet i ditur nga burime të gazetës "Koha", të cilët tregojnë se si kandidat konsensual i cili do ta zevëndësonte Kurtin për një mandat trevjeçar në krye të “Vetëvendosjes!” është shefi i tashëm i Grupit Parlamentar, Visar Ymeri.

Statuti i “Vetëvendosje!”-s parasheh që një person mund të zgjedhet vetëm dy herë në postin e kryetarit.

Kështu, Kurtit do t’i mbetet mundësia për t’u rizgjedhur edhe një herë në këtë post, nëse vendos të rikthehet, ndërsa pas këtyre zgjedhjeve mbetet vetëm aktivist i subjektit. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2015, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori