Se*s oral në publik, Kanye West dhe Bianca Censori “non-grata” në Venecia (FOTO LAJM)

Kanye West dhe gruaja e tij Bianca Censori janë ndaluar përgjithmonë të përdorin shërbimet e “Venezia Turismo Motoscafi”, një kompani veneciane që jep varka me qira.

Kjo pasi dyshja dyshohet se u panë duke shijuar një moment intim në varkat e tyre. Në fotot që qarkullojnë West duket me të pasmet e tij të zhveshura përpara turistëve të shumtë, duke ngritur dyshime për një akt seksual oral.

“Venezia Turismo Motoscafi” në një deklaratë ka konfirmuar se çifti nuk është më i mirëpritur në varkat e tyre.

Nga ana tjetër përdoruesit e rrjeteve sociale kanë kërkuar që ata të arrestohen, ose të paktën të dënohen në mënyrë shembullore, sepse kanë marrë disa qëndrime në mes të ditës, nën sytë e shumë njerëzve (përfshirë fëmijët).