“I marrin njerëzit dhe i çojnë për të votuar”, Lefter Maliqi në KAS: Nuk jam dakord me rezultatin në Kuçovë, oligarkët kanë blerë votat

Mbledhja e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, po shqyrton sot kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”  për rinumërim votash në Bashkinë e Kuçovës, ku kandidat ishte Lefter Maliqi.

Gjatë mbledhjes Maliqi është shprehur se nuk është dakord me rezultatin dhe se votat janë vjedhur nga oligarkë.

“Nuk jam dakord me këtë rezultat, le të kem  rezultat me 30 apo 40 vota diferencë në qendra votimi. Unë kam patur mbështetje nga të majtë, si njeri them, jo si forcë politike. Më shumë fushatën e kam bërë si individ. Një kryetar partie i shoqëruar si rasti i Lumasit, Kozaqit. I marrin njerëzit dhe i cojnë për të votuar. Drejtues partish kryetarë të PS në Kuçovë.

Kujtojmë se në mbledhjen e 8 majit Lefter Maliqi akuzoi Pëllumb Salillarin për blerje votash në Kuçovë.


Shtuar 12.06.2023 15:37