Albin Kurti - lideri më i varfër
Pëlqej
Albin Kurti rezulton të jetë lideri më i varfër i Kosovës.

Ai e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ku ka shkruar se merr dy paga, një si deputet në Kuvend, prej 1.880 eurosh dhe tjetrën si kolumnist nga gazeta "Zëri", që kap shifrën e 1.384 eurove.

Këto janë të hyrat e vetme që merr lideri i Vetëvendosjes, transmeton Telegrafi.

Kurti, nuk ka deklaruar pronë, shtëpi, apo banesë, e madje nuk ka deklaruar as para të gatshme.

Ai madje në vitin 2010, në zgjedhje e ka shitur shtëpinë e tij për të financuar partinë në fushatë.

Që nga atëherë, mesa duket, Albin Kurti s'ka blerë ndonjë vend për të jetuar dhe vazhdon të banojë me qira. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori