Albin Kurti: Kosova dhe Shqipëria duhet të bëhen si dy Gjermanitë
"Nuk duhet ta lejojmë Jugosllavinë e katërt"

Kështu është shprehur kreu i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ndërsa pyetet për shengenin Ballkanin.

Sipas tij Serbia ka pasur qëllim Jugosllavinë e 4-ët.

Ai thotë se duhet të jemi të kujdesshëm, do ndërtojmë republikën e 3-të të Kosovës.

“Serbia është e angazhuar për të krijuar një platformë të re për Serbinë madhe.

Serbisë i nevojitet një platformë për t’u zgjeruar dhe Jugosllavinë e katërt nuk duhet ta lejojmë, është synimi i Serbisë.

E kanë kuptuar që në procesin e berlinit nuk e bëjnë dot prandaj ne duhet të jemi të kujdesshëm.

Janë gabim krahasimet që janë bërë Franca me Gjermaninë dhe shqiptarët me serbët se ata i kanë rregulluar kufijtë.

Duhet të jemi të kujdesshëm, do ndërtojmë republikën e 3-të të Kosovës. Kosova dhe Shqipëria duhet të bëhen si dy Gjermanitë”.
Shtuar më 26/10/2019, ora 20:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori