Albin Kurti këshillon Ramën: PS në Shqipëri duhet të jetë më shumë e majtë
Ddeputeti i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kritikuar qeverisjen e Partisë Socialiste në Shqipëri nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama.

Duke folur nga Kongresi i PS-se, ku është ftuar një asamble e Vetëvendosjes, Kurti tha për News 24 se, Qeveria Shqiptare duhet të bëjë më shumë politika të majta për qytetarët e vendit.

"Besoj që ka vend që e majta në Shqipëri të bëjë më shumë për qeverisjen sociale, meqënëse e majta i përket qytetarëve", tha Kurti.

Sa i përket pozicionit të PS si parti e majtë apo e qendrës së majtë, sërish Kurti bëri kritika edhe në këtë drejtim.

Sipas tij, Partia Socialiste në Shqipëri aktualisht është më shumë e qendrës se sa e majtë, gjë që duhet të jetë e kundërta.

"PS sot është në Shqipëri është më shumë e qendrës se sa e majtë, duhet të jetë më shumë e majtë", deklaroi deputeti kosovar.

Lidhur me debatin e brendshëm të PS, duke iu referuar kritikave nga deputeti Ben Blushi, Albin Kurti u shpreh:

"Debati brenda subjekteve politike është i domosdoshëm dhe ky debat duhet të jetë më shumë për tema", shtoi Kurti. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2016, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori