Rama takim elektoral në Belsh: Ishte grumbull plehrash, ne kthyem liqenin në destinacion turistik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me qytetarët e Belshit në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Gjithashtu Rama prezantoi kandidatin e Partisë Socialiste për Belshin, Arif Tafanin. Ashtu sikur se është bërë traditë, Rama mbolli pemë në Belsh, iniciativë e fushatës elektorale të PS-së.

Gjatë fjalës se tij në Belsh, kryeministri foli për zhvillimin e Belshit dhe shndërrimin e tij në një destinacion turistik. Kryeministri tha se Belshi vizitohet nga 150 mijë zizitorë në vit.

Ky liqen ishte si pellg i rrethuar nga plehra, ferra, kur bëmë aktivitetin e parë në aksin kryesor, mbulevardi ishte gjithë gropa. Kur erdhi Arifi që më mori, dukej sikur po më merrte të më çonte me ndonjë vaki, tha se rruga është shumë e vështirë. Që në atë moment e kam parë të ardhmen e Belshit tek ky liqen si qendra e gravitetit të një zhvillimi shumë më të madh. Vetëm sa kemi filluar ta vëmë në punë. Nëse sot ne jemi në një situatë ku brenda një viti këtu vijnë 150 mijë vizitorë dhe turistë, atëherë kjo që s’bëhej fjalë për turistë e vizitorë, por edhe kush jetonte këtu e kishte mendjen të ikte”, tha Rama.